Një operacion policor i realizuar ditë më parë rezultoi me konfiskimin e 400 kilogramëve narkotikë të llojit ‘kokainë’.
Ky operacion policor ishte organizuar për ditë të tëra ndërsa u bë në bashkëpunim të policisë kosovare, asaj të Shqipërisë dhe shtetit italian.
400 kilogramë kokainë u konfiskuan, por sipas informacioneve të para të njëjtat ishin destinuar për një shtet tjetër.
Lidhur me këtë rast u arrestuan shtatë persona të dyshimtë, të cilëve u është vendosur masa e paraburgimit një muaj.
Por Policia e Kosovës vazhdimisht është në aranzhim e sipër për të konfiskuar lënë narkotike të cilat mund të gjenden në territorin tonë.
Gjatë vitit që lamë pas, Policia e Kosovës ka konfiskuar narkotikë të llojeve të ndryshme, ndër to edhe të kokainës.
Lloji i drogës e cila është konfiskuar më tepër është ‘marihuana’, ku brenda vitit 2020 Policia e Kosovës konfiskoi gjithsej 256 kg 717.93 gramë.
Përpos kësaj është janë konfiskuar edhe 8 kg 903.65 gr të llojit ‘heroinë’ duke vazhduar më pas me 2 kg 668.95 gr.
Zyrtarët policorë kanë konfiskuar edhe 749.77 gr të llojit ‘hashash’, 5622 bimë të kanabisit, 87.22 fara të kanabisit.
Gjatë vitit që lamë pas është arritur të konfiskohen edhe 79.42 gram ekstazi. Përpos konfiskimit të këtyre llojeve të narkotikëve të cilat janë më shpesh të përmendura nga Policia e Kosovës është arritur të gjenden dhe konfiskohen edhe lloje të tjera, ndër to edhe drogë të llojit kërpudhë.
Poashtu pati raste kur zyrtarët policorë konfiskuan drogë e cila mbetet e panjohur apo epa emëruar, e që ishte 3.22 gram.
Të tjera të konfiskuara janë edhe: 7.1 gr speed, 2644.6 gr amfetaminë, 195 (MDDA) gr methylenedioksimetamfetamine, 1.5 formë kërpudhe, 3.5 litra kana bis, 296 gr kërpudha narkotikë.
Njëashtu është arritur që të konfiskohen edhe 3.5 litra vaj kanabisi, 688 gr përzirës të lëndëve narkotike, 31 hapa të llojit tramadol, 2 shishe metadon +200 mililitra si dhe 2.41 gr LSD dhe 17 hapa të llojit diazepan.
Lufta për lëndët narkotike vazhdon të jetë një ndër sfidat më të mëdha në mbarë botën, ngjashëm edhe në Kosovë.
Nga Institutit ‘Labyrinth’ në Kosovë kanë bërë t ditur se viteve të fundit ka pasur një rritje të madhe të përdorimit të narkotikëve në Kosovë.
Madje rritja më e madhe e përqindjes së përdoruesve të drogës në Kosovë thuhet të ketë pasur rritje gjatë dy viteve të fundit. Ndër narkotikët më të përdorur në vend është kanabisi e më pas renditet kokaina.
Poashtu u tha se brenda një viti në Kosovë konsumohen afër 200 kilogramë drogë, të llojeve të ndryshme.
LEXO EDHE:
Gjashtë persona lëndohen rëndë në një aksident trafiku në Drenas, Policia jep detaje