Lajme

Gjashtë persona lëndohen rëndë në një aksident trafiku në Drenas, Policia jep detaje

05/23/2021 17:24
nga:M K

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident gjashtë persona kanë marrë lëndime të rënda.

Ajo bëri të ditur se ata janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha Ahmeti.

LEXO EDHE:

“Marrje ryshfeti”, IPK arreston në flagrancë policin kufitar