Prokuroria Themelore e Pejës ka mbajtur mbrëmjen e sotme një konferencë për media në lidhje me vrasjen e 26 nëntorit në Deçan, raporton Gazeta Blic.
Prokurori i Prokurisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, tha se janë arrestuar tre persona dhe janë ndaluar për 48 orë.
“Te nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot e kemi thirrur ketë konference që të japim informacionin se janë arrestuar tre persona për vrasjen në Gllogjan. Ata janë ndaluar për 48 orë. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit nuk mund të japim informata të tjera sepse mund të dëmtohehet cilësia e hetimit. Do të ndërmarrim të gjitha veprimet për ndriqimin e këtij rasti” tha ai raporton Gazeta Blic.
Prokuroria e Pejës thërret konferencë të jashtëzakonshme për media