Lajme

Konfirmon Netanyahu: Izraeli ka eleminuar liderin e Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar

05/28/2025 17:05
nga:Y I

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se është eliminuar lideri i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinwar.

Sipas Reuters, Netanyahu ka thënë se është eliminuar një nga personat më të kërkuar nga Izraeli, vëllai i vogël i Yahya Sinwar, lideri i ndjerë i grupit, i cili ishte vrarë më parë gjatë luftimeve ne Gaza.

Mohammad Sinwar ishte ngritur në radhët e larta të Hamasit vitin e kaluar, pas vrasjes së vëllait të tij Yahya nga forcat izraelite në një përplasje të përgjakshme që po vazhdon prej muajsh në Rripin e Gazës.