Njëri prej të plagosurve ka vdekur në QKUK.
Viktima është një burrë, 62-vjeçar.
Lajmi u konfirmua për mediat nga mjeku kujdestar Agron Çitaku.
“Ka qenë pothuajse pa shenja jete dhe pas 30 minuta ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër gjendjen e ka më mirë dhe pritet të marr trajtime në ortopedi”, ka deklaruar ai.
Një incident me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së martes në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.