Gazeta Blic më herët raporti se Alban Krasniqi burri i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu është propozuar përfaqësues i VV-së në Komision Qendror të Zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar për teve1.info se ka propozuar Alban Krasniqin për anëtar të këtij subjekti politik në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).
Nga Zyra për Media e këtij subjekti kanë shtuar se ky propozim vije pas dorëheqjes në muajin e kaluar të Alim Ramës që përfaqësonte VV-në në KQZ. Rama kishte dhënë dorëheqje për shkak të pozitës që mbante në parti.
“Po është e saktë, sepse është sipas procedurave ligjore për zëvendësimin e anëtarit të LV-së Alim Rama që ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar”, kanë thënë nga Zyra për Media e VV-së
Krasniqi aktualisht është këshilltar i ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit.
Në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i VV-së për kryetar të Malishevës. Teksa që një kohë të gjatë është i angazhuar në Vetëvendosje.
LAJMI I FUNDIT: Bashkëshorti i Albulena Haxhiut pritet të jetë anëtar i KQZ nga radhët e LVV-së


