Pas Sergio Busquets dhe Diego Llorentes asnjë futbollist tjetër nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19 te Spanja dhe në listën e trajnerit të La Rojas nuk do të ketë ndryshime të shumta.
Në testet e tjera për COVID-19, që UEFA u ka zhvilluar ditën e sotme, të gjithë kanë dalë negativë dhe tashmë lojtarët do të mendojnë të shkojnë sa më larg në Evropian.
Trajneri Luis Enrique ishte detyruar të grumbullonte edhe lojtarë të tjerë, për të qenë në gatishmëri për ndryshime në listën e 26 lojtarëve.
Tashmë lajmi i fundit tregon që e gjithë kombëtarja do të vaksinohet para fillimit të Kampionatit Evropian, kjo gjë pritet të ndodhë pikërisht nesër.
?? OFICIAL | La SELECCIÓN Española será VACUNADA frente al COVID-19 antes de la EUROCOPA.
‼ Lo ha confirmado Carolina Darias, Ministra de Sanidad. #EURO2020
¡A las 12, @elchiringuitotv! pic.twitter.com/11aoFhPIBm
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 9, 2021


