Lajme

Komuna e Prishtinës përgatitet për festat e fundvitit, vendoset bredhi në sheshin “Skënderbeu”

11/29/2022 15:19
nga:Y I

Komuna e Prishtinës të martën ka nisur përgatitje për festat e fundviti.

Në sheshin “Skënderbeu” është vendosur bredhi, që në këtë pjesë gjendet për çdo vit.

Përderisa rruga “Xhorxh Bush” është mbyllur për qarkullim deri më tetë janar, duke u shndërruar në shesh festimesh.

Edhe sivjet është bërë thirrje që të ketë reduktim të zbukurimeve për shkak të kursimit të energjisë, Komuna ka premtuar se ngjyrat e festave nuk do të mundojnë në kryeqytet.