Komiteti Teknik i Arbitrave në Spanjë ka pranuar zyrtarisht se gjyqtari bëri një “gabim të qartë dhe të dukshëm” duke mos e ndëshkuar me karton të kuq Kang-In Lee për ndërhyrjen ndaj Fede Valverdes.
Sipas Komitetit, edhe VAR-i gaboi, pasi nuk e informoi arbitrin për gabimin dhe nuk rekomandoi rishikimin e ndëhyrjes, transmeton GazetaBlic Sport.
Në këtë mënyrë, autoritetet e arbitrimit spanjoll kanë konfirmuar se vendimi për ndërhyrjen ndaj Valverdes ishte i gabuar dhe se duhej të ishte dhënë karton i kuq.
/GazetaBlic Sport/


