Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me: Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil; Naim Qelaj, Avokat i Popullit dhe Jeton Koca, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Takimi ka pasur për qëllim shqyrtimin e peticionit të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet.


