Lajme

Komisioni për Punë të Jashtme takohet me ambasadorin e BE-së

11/24/2026 07:58
nga:L J

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë të martën, më 24 nëntor, një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.

Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 09:45.

Në rend dite të këtij takimi është paraparë bashkëbisedimi me ambasadorin e BE-së në Kosovë.