Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Limaj jo vetëm që u kthye në kuvend dhe ia mundësoi kalimin e pragut AAK-së, raporton Gazeta Blic.
“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant Çeliku u kthye në Kuvend, që Nisma Socialdemokrate, që duhej të jetë parti simotër me VV-në, i ka tre deputetë në Kuvend, por le të mos harrojmë një gjë tjetër, jo vetëm që u rikthye Fatmir Limaj në Kuvend, por njëkohësisht ia mundësoi AAK-së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK-ja kësaj radhe do të ngelej nën prag. Nisma Socialdemokrate është në Kuvendin e Republikës”, tha ai në RTK.
Kurti konfirmoi takimet me Limajn, për çka tha se nuk ka pasur marrëveshje, teksa tha se s’mund t’ia japë postin e kryeparlamentarit një partie me 3 deputetë.
“Unë kam pasur takime me Limajn. Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për bashkëpunim. Mirëpo, ku nuk ka pasur mosmarrëveshje, thjesht për shkak të një insistimi, parakushti, madje as kushti, për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e kryeparlamentarit. Tash unë jam në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa. Një partie me tre deputetë t’ia japim kryeparlamentarin, kur e kam një parti që është dyfishi për nga numri i deputetëve, kjo e dëmton pariparueshëm arkitekturën e marrëveshjes paraprake që VV e ka me Guxo dhe Alternativa. Nuk ishte një gjë e mundur”, tha Kurti./Gazeta Blic/
Kurti për ish opozitën: Nëse ata duan të më largojnë mua, duhet ta votojnë Albulena Haxhiun


