Melos Kolshi nga IKD, në emisionin “Click” tha se zgjedhjet e shpeshta janë bërë të mërzitshme.
Ndër të tjera, Kolshi shtoi se zëri i qytetarëve te partitë politike nuk po dëgjohet dhe i njëjti sipas tij po keqpërdoret politikisht nga subjektet politike.
“Zgjedhjet e shpeshta janë bërë të mërzitshme, poashtu po hupin edhe interesin e qytetarëve me institucione publike për faktin që shumë prej tyre po refuzojnë, një shumicë e tyre po refuzojnë që të marrin pjesë në një proces zgjedhor që do t’iu zgjedh përfaqësuesin. Për arsyje se ku po mbetet ai motiv i qytetarëve, nëse veç ata votojnë përherë, në këto zgjedhjet e shpeshta që kanë ndodhur përfshirë këtu edhe zgjedhjet lokale, dhe se zëri i tyre nuk po dëgjohet, apo po keqpërdoret politikisht nga subjektet politike”, tha ai.


