Dortmund iu afrua një hap më afër titullit kampion gjerman dhe mund t’i jap fund dominimit 11-vjeçar të Bayernit. Me fitoren 3:0 ndaj Augsburgut në xhiron e 33-të të Bundesligës, skuadra e Edin Terzicit përfitoi nga disfata e Bayernit ndaj Leipzig-ut dhe në këtë mënyrë e kaloi atë në vendin e parë. Për të konfirmuar titullin, Borussia do të duhet të mposhtë Mainzin në ndeshjen në shtëpi të shtunën e ardhshme, por edhe nëse kjo nuk ndodh, mund të ndihmohet nga Kolni, i cili mirëpret Bayernin në fushën e tyre.
Borussia Dortmund dhe Koln janë në marrëdhënie të mira, ashtu si edhe tifozët e tyre. Gjatë ndeshjes së së shtunës në Koln, spikeri i ndeshjes do të njoftojë drejtpërdrejt ndryshimet e rezultateve nga Dortmundi dhe tifozët e Këlnit kanë paralajmëruar një festë për secilin prej tyre, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në ndeshjen mes klubit të tyre dhe Bayernit. Përveç kësaj, Kolni ka edhe motiv financiar, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjegjësisht, Kölni do të marrë një “shumë gjashtëshifrore” nëse Borussia fiton titullin e Bundesligës, si pjesë e kontratës së Anthony Modeste (35) në transfertën e përfunduar në gusht të vitit të kaluar. Borussia Koln pagoi 5.1 milionë euro për sulmuesin me përvojë, por përfshiu edhe një klauzolë në marrëveshje sipas së cilës do t’i paguajë Kolnit një shifër të caktuar nëse fitojnë titullin këtë sezon.
/GazetaBlic Sport


