Lajme

Kolegji Universum dhe Northampton University lidhin bashkëpunim

09/23/2021 11:40
nga:G C

Northamton University është një nga universitetet më inovative në Britaninë e Madhe dhe së fundi ka lidhur bashkëpunim me Kolegjin Universum.

Të gjithë studentët e kolegjit Universum përmes këtij programi do të kenë mundësi të marrin titullin MBA.

Profesoresha Shqipe Gërguri gjatë këtij eventi shpalosi disa detaje të programit ku foli edhe për benefitet e studimeve në Northamton University, duke përfshirë pajisjen me diplomë angleze, qasje në resurse të UN, shkathtësi për treg global e shumë të tjera.

Në anën tjetër Filip Ruxho nga Universum foli për procedurën e pagesave dhe se si është e paraparë ndërlidhja me këste.

Të gjitha këto benefite ai i tregoi mbi modulet e ndjekjes së studimeve në këtë universitet.

Bill Toyer nga Universiteti Northampton, përmes platformës “Zoom” prezantoi programin dhe mundësitë që studentët mund të përfitojnë nëse ndjekin studimet në këtë vend.

Ai shtoi se janë programe të shumta që janë të bashkangjitura në këtë universitet, programe të cilat i mundësojnë studentëve aftësi të shkëlqyera./GazetaBlic/

Këtu gjeni konferencën e plotë: