Sporti

Koha për ‘finalen’ e Premier League, City – Arsenal: Formacionet zyrtare

04/26/2023 20:02
nga:Mergim Rreci

Manchester City do të presë ndeshjen më të madhe të sezonit 2022/23 të Premier League, pasi do ballafaqohen me rivalët për titull, Arsenal sonte në mbrëmje.

Të dy skuadrat kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm deri më tash dhe pikërisht sonte do të vendoset pothuajse gjithçka në garën për titullin kampion.

Fituesi i këtij takimi do të bëhet favorit për të ngritur trofeun muajin e ardhshëm. Një barazim do të favorizonte gjithashtu Man City pasi ndeshjet e fundit kanë parë që Arsenali të humbasë terren në garën për titull.

“Topçinjtë” zhvilluan një sezon fantastik deri më tash, duke kaluar të gjitha pritshmëritë, por që disi në xhirot e fundit nuk e kishin forcën e nevojshme për të siguruar rezultatet e kërkuara.

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes që fillon në ora 21:00:

Manchester City XI: Ederson; Walker, Stones, Dias, Akanji; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Silva, Haaland, Grealish

Arsenal XI: Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka, Odegaard; Saka, Jesus, Martinelli

/GazetaBlic Sport/