Lajme

Koha kur Albin Kurti, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Shkurtit deklaronte se reciprociteti është çështje ditësh apo javësh

05/05/2021 19:04
nga:M K

Vazhdon dhe më tutje të jetë njëra nga temat më të komentuara.

Sot është konfirmuar nga zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi, se dialogu do të rifillojë në muajin Qershor, përcjell GazetaBlic.

Ky konfirmim vjen pak ditë pas vizitës së delegacionit kosovar në kreqendrën evropiane, Bruksel dhe takimeve të shumta që i kishin javën e kaluar.

Megjithatë, për faktorin ndërkombëtar, një nga premtimet kryesore të Kurtit për zgjedhjet e 14 Shkurtit, reciprociteti, shihet si një vendim që nuk duhet të merret asesi.

Kreu i ekzekutivit, në paraqitjen e fundit televizive, me 12 Shkurt, pra saktësisht 77 ditë më parë, kishte premtuar para publikut dhe qytetarëve se reciprociteti do të vendoset me në ditët apo javët e para të formimit të qeverisë. Qeveria u votua 45 ditë më parë, me 22 Mars.

Që nga ajo kohë, nuk janë parë lëvizje konkrete sa i përket reciprocitetit. Ende nuk dihet nëse një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë ditëve në vijim, por opionioni politik kosovar ka filluar ta akuzojë Kurtin për qasjen e tij joserioze ndaj premtimeve që i kishte bërë para zgjedhjeve.

Ndiqeni videon nga minuta: 27:20

LEXO EDHE:

Hoti: Çështja e dialogut është obligim – opsion i vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi

/GazetaBlic/