Barcelona ka dështuar që të marrë kreun e tabelës, pasi barazoi 3-3 ndaj Levantes.
Pas ndeshjes, Ronald Koeman ka thënë se i gjithë ekipi nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar, transmeton lajmi.net.
“Askush nuk mund të fajësohet individualisht. Ishte e gjithë ekipi që nuk ka qenë në nivelin e tyre për sa i përket mbrojtjes,” tha Ronald Koeman pas barazimit në Levante.
“Pranimi i tre golave në 45 minuta është shumë për këtë ekip. Nesër duhet të vazhdojmë, të përgatitemi për dy ndeshjet e ardhshme dhe sezonin e ardhshëm. Por së pari, duhet të reflektojmë në takimin që humbën”.
Ai pati fjalë të mira edhe për skuadrën e Levantes, duke thënë se ata përformuan mirë dhe kjo erdhi si rezultat i mbrojtjes së dobët.
Në këtë takim u diskutua shumë nga tifozët inkuadrimi i Sergi Robertos, pasi ky i fundit ishte fajtor për njërin nga golat e pranuar.


