Lajme

Koci: Për interesa politike, partitë duan ta kallin Kosovën

03/11/2026 23:55
nga:Sh R

Zgjedhja e Presidentit gjegjësisht masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, u diskutuan sonte në Edicionin Special në Klan Kosova me avokatin Arianit Koci.

Koci pati kritika të ashpra për partitë politike, të cilat sipas tij po duan ta kallin Kosovën.

“Janë dy lloj juristësh që po qarkullojnë, juristat e partive e partitë qysh po e shihni janë në gjendje jo Kushtetutën, por krejt Kosovën me kallë për interesa politike, për atë arsye edhe jemi në këtë situatë çfare jemi dhe disa jurista analfabet, të cilët fare nuk dinë ta lexojnë këtë dhe interpretojnë si ua merr mendja”, deklaroi Koci.