Sporti

Klubit të Premierligës i hiqen katër pikë, i ka thyer rregullat

03/18/2024 16:34
nga:Lorik J

Sipas The Guardian, Nottingham Forest mori një zbritje prej katër pikësh për shkeljen e rregullave të fair play financiar në Premier League, gjë që e vendos klubin në zonën e rënies.

Klubi pritet të apelojë vendimin.

Forest pranoi se kishte thyer rregullat, por e bazoi mbrojtjen e tij në rrethana lehtësuese në lidhje me shitjen e Brennan Johnson. Klubi mori një propozim prej rreth 35 milionë euro nga Brentford në fillim të verës së kaluar për anësorin, i cili preferoi të mos kalonte te The Bees. Në të njëjtën kohë, klubi konsideroi se mund të merrte më shumë para për sulmuesin britanik nëse priste përtej afatit të zbatuar nga Rregullat e Fair Play (30 qershor). Johnson përfundoi duke iu bashkuar Tottenhamit në shtator, për një tarifë prej rreth 55 milionë euro, por një panel i pavarur nuk e pranoi këtë mbrojtje.

/GazetaBlic SPORT