Sporti

Klubi nga Premierliga braktiset nga sheikët

04/18/2021 23:10
nga:L J

Sheffield United po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa mbajnë vendin e fundit në renditje dhe rënia është thuajse e sigurtë.

Megjithatë sikur të mos mjaftonte kjo, klubit anglez i largohet edhe presidenti. Princi Musad Bin Khalid Al Saud, ka dhënë dorëheqjen si president i klubit.

Sipas tij gjithçka lidhet me arsye personale. Kujtojmë se Al Saud e mori në pronësinë e tij klubin në shtator të vitit 2019, kur ishte vetëm 26 vjeç, duke u bërë kështu presidenti më i ri në futbollin profesionist.

Sheiku ka njoftuar ditën e sotme largimin, duke dhënë dorëheqjen, teksa tashmë klubi i Shefilldit do të kalojë në pronësinë e dikujt tjetër.