Skuadra e Trepçës 89′ në edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Klubi mitrovicas ka dalur me një reagim në ‘Facebook’ më herët, teksa thotë se kjo çka ndodhi sot në Ferizaj, duke iu aluduar fitores së Ferizaj ndaj Dukagjinit, tregon fytyrën e vërtetë të FFK.
Ja reagimi i Trepçës 89′:
Deklaratë për media.
Pas mbarimit të ndeshjes së sotshme Kryesia e KF Trepça ’89 FC mbajti takim urgjent dhe del me këtë deklaratë.
Së pari urojm FFK-në për Skandalin e sotshëm ku pa kurrfar marre dirigjon ndeshjen dhe ndikon direkt në rezultat.
U panë sot dashakqinjët e Futbollit se si e bastarduan futbollin, se si mbrojti FFK-ja klubet servile të saj, ato klube që e përkrahën.
Nuk është fundi i Botës që bie Trepça’89 ngs Superliga por duhet ta dijnë se nuk luhet me ndjenjat e një Klubi ndër më të organizuarat në Futbollin Kosovar tash e më shumë se tridhjetëvite.
Kjo qka ndodhi në Ferizaj është fëtyra e vertetë e kësaj Federate.
Kështu është uzurpu ky institucion.
Marre i koftë Komiteti Ekzekutiv, si e ndjejnë vetën ata sot. Si kanë ftyrë të ballafaqohen me Familjar të tye, Shoqerisë, por për Ata fjala marre nuk egziston sepse Ata Marren e hajnë me bukë.
Përmes kësaj deklarate Ju kërkojm falje Sportëdashësve Mitrovicas por Jemi klub me traditë dhe do të kthehemi edhe më të fortë”, shkruhet në komunikatë.
/GazetaBlic Sport


