Sporti

Klubi i njohur francez, Bordeaux ofron 2 milionë euro për Ermal Krasniqin

08/01/2023 11:39
nga:L J

Ermal Krasniqi mund të jetë largimi i parë i dimrit nga CFR Cluj. Megjithatë, kosovari nuk do të transferohet në Rapid apo ndonjë ekip tjetër në Superligën rumune.

Futbollisti me shumë gjasa do të përfundojë në Korenë e Jugut, tek ekipi i Jeonbuk, një ekip i udhëhequr nga Dan Petrescu, që e pëlqen shumë futbollistin kosovar, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, duket se edhe Bordeaux e dëshiron lojtarin e CFR-së, sipas ProSport. Klubi është i gatshëm ta shesë për 3 milionë euro, por francezët ofruan një milion më pak për momentin.

Krasniqi nuk do të largohet nga CFR Cluj për më pak se tre milionë euro, siç ka thënë presidenti i klubit rumun, Balaj.

/GazetaBlic Sport