Sporti

Klubet e Serie A në krizë, kërkojnë nga Federata Italiane shtyrjen e afateve të pagesave të lojtarëve të tyre

05/15/2021 11:00
nga:E K

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë botërore, poashtu edhe në botën e futbollit.

Klubet e Serie A thuhet se do t’i kërkojnë Federatës Italiane të shtyjë afatet në lidhje me detyrimet për pagesat e pagave të lojtarëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas, Calcio e Finanza se 20 klube të Serie A do të kërkojnë shtyrjen e afatit për pagesat e lojtarëve për 4 muajt e fundit.

Skuadra e parë që kërkojë nga lojtarët e saj një shkurtim të pagave ishte pikërisht kampioni i ri i Italisë, Inter.

/GazetaBlic Sport/