Sporti

Klubet angleze marrin vendim që të bojkotojnë rrjetet sociale

04/25/2021 09:13
nga:L J

Klubet kryesore angleze kanë vendosur që ata të mbyllin mediat sociale që nga e premtja e ardhshme.

Klubet angleze nuk do të përdorin rrjetet sociale nga e premtja e 30 Prillit, me fillim nga ora 16:00 deri në orën 00.59 të mëngjesit të së hënës, 3 maj, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo masë është një sinjal kundër abuzimeve të përsëritura, fyerjeve raciste dhe diskriminuese që janë kryer ndaj lojtarëve, klubeve dhe trajnerëve.

Ky bojkot do të zhvillohet në Facebook, Intagram dhe Twitter.

/GazetaBlic Sport