Liverpool iu rikthye fitoreve në ligë falë triumfit 2-0 ndaj Wolverhampton në Anfield.
Në fund të ndeshjes, trajneri i Reds, Jurgen Klopp, analizoi performancën për BBC Sport:
“E dinim se do të ishte një lojë e vështirë, ne e kontrolluam lojën në shumë momente. Kishte situata më shumë sesa raste, dhe ne ishim me nxitim në disa raste. Ne gjetëm ritmin tonë në pjesën e dytë, thjesht duhej të qëndronim solid në mbrojtje dhe vazhdojmë të krijojnë mundësi.
Kontributi i Jotës ishte shumë i rëndësishëm, mesfusha ishte e bashkuar. Alisson nuk duhej të bënte pritje spektakolare, dhe kjo është mirë.
Pësuam një goditje të rëndë kundër Real Madridit: kishim luajtur një pjesë të parë të shkëlqyer, pastaj e nisëm shumë keq të dytën. Sot ishim shumë më të balancuar, duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi ai.
Van Dijk dhe Salah shënuan golat e fitores për “Reds” në këtë duel.
/GazetaBlic Sport


