Sporti

Klopp mbështet futbollistin “gay”: Ishte fillim i mbarë, shpresoj ta ndjekin edhe të tjerët

05/18/2022 21:28
nga:Lorik J

Pas vendimit të guximshëm të Jake Daniels, futbollist i Blackpoolit, për të pranuar publikisht se është homoseksual (i pari futbollist që e pranon hapur në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1990), kanë reaguar shumë figura të rëndësishme të futbollit. Pas fitores me përmbysje ndaj Southamptonit, për këtë temë foli edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Fantastike që ai është mjaft i guximshëm për ta bërë këtë në moshën 17-vjeçare, është absolutisht e jashtëzakonshme. Kur e pashë duke folur, nuk mund ta besoja që ishte 17 vjeç, pa dyshim që është një djalë shumë i pjekur. I gjithë komuniteti i futbollit do ta mbështesë, jam 100 për qind i sigurt. Kur ai po fliste, më pëlqeu se si artikuloi mesazhin. Nuk donte të fshihej më, ishte saktësisht mënyra e duhur për ta bërë. Nuk e njoh atë, por jam vërtet krenare për të.

Më tej, 54-vjeçari inkurajoi futbollistët e tjerë homoseksualë që të mos druhen, por ta pranojnë hapur atë që ndiejnë.

“Ishte një hap i rëndësishëm një fillim i mbarë në vitin 2022. Tani shpresoj që të tjerët ta ndjekin dhe mund ta bëjnë gjithashtu. Kjo do të ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Ishte një lëvizje e mahnitshme nga adoleshenti, është e mrekullueshme të shohësh se sa shumë mbështetje ka marrë nga bota e futbollit. Fatkeqësisht, ka pasur edhe reagime me urrejtje, por sa më shumë njerëz të tregojnë dashuri, aq më shumë do të mbytet ndjenja e urrejtjes. Shpresojmë që njerëzit të jenë më tolerantë dhe më pranues.”/ss