Liverpool synon të mbajë Diogo Jota-n dhe po përgatitet t’i paraqesë një propozim rinovimi sulmuesit portugez, sipas lajmeve këtë të martë.
Sky Sports raporton se Diogo Jota do të ketë një përmirësim rroge, në një zgjatje të kontratës përtej 2025, përcjell GazetaBlic Sport.
Diogo Jota është duke u rikuperuar nga një dëmtim, ai vuajti nga lëndimi në një tendin që pësoi kur luante për Kombëtaren, më 12 qershor, në ndeshjen kundër Zvicrës, në Alvalade, referuar Ligës së Kombeve, që e çoi të humbasë ndeshjen e parë zyrtare të Liverpool-it, në të cilën Reds fituan Superkupën e Anglisë pas fitores 3-1 kundër Manchester Cityt.



