Manchester City u shpall sot kampion i Anglisë.
Citizens po humbisnin 0-2 nga Aston Villa, por rikthyen rezultatin për pesë minutat duke fituar me rezultat 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër edhe Liverpooli fitoi me rezultat 3-1 ndaj “Ujqërve” por ishte e pamjaftueshme për t’u shpallur kampion pasi City arkëtoi 3 pikët e plota.
Pavarësisht humbjes, Klopp u shpreh i motivuar në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve, duke thënë se humbja e sotme i shton edhe më shumë apetitin Liverpoolit për Champions League.
“Humbja e sotme e Premierligës na shton edhe më shumë dëshirën për të fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh gjermani.
Klopp:
"Losing the league today increases the desire to win next week."
— This Is Anfield (@thisisanfield) May 22, 2022
Liverpool luan me Real Madridin në finalen e Champions League me 28 maj në Paris.
/GazetaBlic Sport/


