Sporti

Klopp: “Diaz u tregua i guximshëm, fitorja është gjithçka që kërkoj”

03/12/2022 16:55
nga:E K

Jurgen Klopp ishte i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Brighton, sidomos në momente të caktuara, dhe nuk donte të hynte në polemika për nevojën e përjashtimit të portierit Robert Sanchez, i cili ndërhyri ashpër në Luis Diaz që arriti të shënonte golin e epërsisë.

Tekniku gjerman lavdëroi lojtarin kolumbian, Diaz duke thënë se u tregua shumë i guximshëm në momentin e shënimit të golit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk e kam idenë nëse ka qenë për dëbim, e kam parë vetëm një herë. Ne patëm shumë raste, shumë kundërsulme që nuk i shfrytëzuam, por kjo është në rregull, nuk dua të jem shumë kritik ndaj djemve. Ne e meritojmë të fitojmë, kjo është gjithçka që kërkoj”, tha ajo për BT Sport.

“Luis bëri atë që duhet të bëjë një sulmues. Nuk pashë një përsëritje, por në fillim ishte mjaft spektakolare. Hyrja atje ishte e guximshme, një gol i rëndësishëm”, deklaroi gjermani.

/GazetaBlic Sport/