Lajme

Klitschko: “Sulmi në Vinnytsia dëshmi se Rusia nuk do ta ndalë barbarinë e saj”

07/14/2022 20:41
nga:Astrit Gashi

Kryetari i bashkisë së Kievit ka thënë se sulmi me raketa ruse në Vinnytsia, i cili ka vrarë të paktën 20 njerëz, është “dëshmi se Rusia nuk do ta ndalë barbarinë e saj”.

Në një mesazh në telegram, Vitali Klitschko shkroi: “Terroristët rusë po vazhdojnë me furi të kryejnë gjenocid kundër ukrainasve paqësorë. Pamjet e frikshme të sotme nga Vinnytsia janë dëshmi se Rusia nuk do të ndalet në barbarinë e saj”.

“Vetëm sanksione shkatërruese kundër agresorit, asnjë zbutje! Vetëm armë moderne dhe të fuqishme për Ukrainën. Dhe uniteti i botës së qytetëruar, e cila nuk dëshiron të shkatërrohet nga egërsirat gjakatare”.

Komentet e tij i bëjnë jehonë një mesazhi të mëparshëm nga presidenti Volodymyr Zelensky, i shkruar në Telegram.

Ai tha: “Çfarë është ky, nëse jo një akt i hapur terrorizmi?”.

Si pasojë e sulmit në Vinnytsia u vranë së paku 23 persona, në mesin e tyre edhe tre fëmijë.