Lenjani thotë se ditëve të fundit ka pasur shtim të rasteve që kanë kërkuar shërbime emergjente edhe për shkak të temperaturave të larta.
“Një gjendje e cila e ngarkon shërbimin emergjent që nga fillimi i pandemisë përveç rasteve me Covid-19, janë edhe rastet me probleme post-covid”, tha Lenjani për RTV21.


