Një aksident i cili ka ndodhur sot në rrugën regjionale, Mitrovicë-Pejë lëndoi katër persona, tre nga ta janë zyrtarë policor.
Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në rrugën regjionale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugorë – fshati Klinë. Në aksident janë të përfshira dy vetura, njëra policore. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar, tre nga ta zyrtarë policorë”, ka thënë Zahiti.
Më poshtë gjeni pamjet nga aksidenti:



