Lajme

Klinaku i quan spektakël bastisjet e Speciales

10/30/2023 10:33
nga:N K

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka quajtur spektakël bastisjet e Gjykatës Speciale që po kryhen sot në disa lokacione të ndryshme.

“Bastisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ZPS është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Avokati Artan Qerkini e ka konfirmuar bastisjen, por që nuk e din ende arsyen.

Ndërkohë, raportohet se bastisje ka pasur edhe në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.