Lajme

Ky është parashikimi i motit për këtë javë

09/11/2023 07:09
nga:Genita C

Kjo javë fillon me mot kryesisht me diell dhe relativisht të nxehtë.

Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

-Të enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

-Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius .

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.