Lajme

Krasniqi përmend ‘sukseset’ e Kurtit: Dy vjet dështime, dy vjet arsyetime

03/22/2023 17:54
nga:G C

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një videoje ka komentuara punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti, raporton GazetaBlic.

Krasniqi thotë se në këto dy vite të qeverisjes Kurti, Kosova është përballur me arsyetime e dështime.

Krasniqi në këtë video ka rënditur aferën e Martin Berishaj, zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, formimin e Asociacionit, Vettingun e Konfisiket.

“Sukseset” e kryeministrit Kurti për dy vjet qeverisje. Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime”, ka shkruar Krasniqi sipër videos.