Lajme

Kurti e Bislimi ‘fjalosen’ me Konjufcën në Kuvend

09/15/2022 12:20
nga:Genita C

Një përplasje verbale mes tre liderëve shtetërore, kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Një votim në Kuvend ka sjellë mospajtime të kryeministrit dhe zëvendësit e tij me të parin e parlamentit, Glauk Konjufcën.

Deputetët kanë dëgjuar nga afër mospajtimin e qartë, ndërsa Konjufca nuk ka lëshuar pe në parimet e tij.

Fytyra e Kurtit e tregon më së miri situatën e këtij konflikti verbal.