Lajme

Kryetarja e Graçanicës merr pjesë në protestën për lirimin e Milenkoviqit

06/22/2023 12:31
nga:Genita C

Protestuesit serbë kanë filluar të mblidhet edhe sot për të kundërshtuar me protestë arrestimin e Dragisha Milenkoviq nga autoritetet e Kosovës.

E pranishme në këtë ngjarje është edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Shubariq,

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës shihen edhe ekipe të KFOR-it e EULEX-it.

Në mesin e protestuesve është edhe gruaja e Dragisha Milenkoviqit.