Kryetarët e komunave të Kosovës kanë kërkuar një takim urgjent me qeverinë e Kosovës, saktësisht kryeministrin Albin Kurti për të adresuar disa çështje që lidhen me komunat e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Tatimi në pronë, procedurat e rekrutimit të shërbimit publik, të hyrat vetanake, pronat e administruara nga AKP dhe granti i katërt për komunat.
Këto janë disa nga shqetësimet që kanë ngritur kryetarët e komunave e që po kërkojnë t`i diskutojnë me ekzekutivin.
“Për të adresuar temat, shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e Komunave të Kosovës, Kryetarët e Komunave kërkojnë takim me Qeverinë e Kosovës.
Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin:
1. Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit; 2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; 3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; 4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; 5. Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa locale”, thuhet në njoftimin e Asoaicionit të Komunave të Kosovës.
Sipas tyre kjo kërkesë, në emër të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kryetari i AKK-së Agim Aliu është adresuar tek kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ku ka kërkuar një takim mes Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarëve të Komunave për të debatuar temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht Komunat e Republikës së Kosovës.
Lajçaku falënderon Dendias për interesimin për Ballkanin Perëndimor


