Futbolli evropian rikthehet me një përballje spektakolare, pasi sonte në mbrëmje Paris Saint-Germain dhe Aston Villa do të përballen për trofeun e Superkupës së Evropës.
Përballë do të jenë fituesi i Ligës së Kampionëve, PSG, dhe fituesi i Ligës së Evropës, Aston Villa, në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe emocione të shumta.
Paris Saint-Germain do të synojë të mbrojë trofeun e fituar një vit më parë, ndërsa Aston Villa do të kërkojë të shkruajë historinë duke triumfuar në Superkupën e Evropës.
PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Mayulu; Akliouche, Dembele, Kvaratskhelia
Aston Villa: Bizot; Cash, Lindelof, Torres, Maatsen; Gomes, Kamara; Hemmings, Buendia, Garnacho; Abraham
/GazetaBlic Sport/


