Lajme

Platforma 10 pikëshe e Kurtit/ Kryeministrit i kërkohet të largoj nga partia gjysmën e kabinetit qeverisës

09/21/2022 19:48
nga:Genita C

Platformën 10 pikëshe që u prezantua mbrëmë nga kryeministri Kurti, njohësja e çështjeve politike, Shqipe Pantina nuk e sheh si një program konkret.

Në një prononcim për GazetaBlic, Pantina thotë se ajo çfarë Kurti tha dje, janë pika të njohura, por sipas saj nuk u shpjeguan se si ato vlera synojnë të zbatohen brenda VV-së dhe Qeverisë.

“Me sa dëgjova nga prezentimi i Kurtit nuk kishte ndonjë program konkret, ai flet ne përgjithesi për vlerat socialdemokrate që tashmë janë të njohura dhe synimi që VV ka për t’i përqafuar këto vlera, por nuk e shpjegon se si synojnë ato vlera të i zbatojnë brenda VV-së, por dhe në qeverisje”, thotë Pantina.

Pantina thotë se, këto pika Kurti i ka përmendur shumë shpesh, por rrallë e hiç i ka zbatuar.

Pantina shton se, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë një grumbull njerëzish që sipas saj, përfaqësojnë ideologji të ekstremit të majtë, e deri tek ata të për të cilët thotë se janë me bindje skajshmërisht djathtiste.

“Këtë retorike, Kurti e ka përdorur çdo herë në takime të forumeve partiake, por në praktikë pak nga këto vlera e parime kanë gjetur zbatim. VV-ja vazhdon të jetë një grumbull njerëzisht, nga ata që përfaqësojnë ideologji të ekstremit të majtë, e deri tek ata me bindje skajshmërisht djathtiste”, thotë Pantina.

Sipas Pantinës, Kurti duhet sa më shpejt të largoj nga partia gjysmën e kabinetit qeverisës dhe gjysmën e deputetëve, në mënyrë që VV-ja të bëhet parti socialdemokrate.

“Nëse Kurti, synon ta bëjë VV-në parti socialdemokrate, atëhetë duhet të largoj nga partina gjysmën e kabintetit qeverisës dhe më shumë se gjysmën e deputetëve”, përfundoi Pantina.

Kujtojmë se, kryeministri Kurti ka numëruar disa nga prioritetet e tij për mandatin tjetër në krye të LVV-së.

1) Rritja e numrit të anëtarëve të rinj me mosha të reja në LVV

2) Rritja e anëtarësisë së vajzave dhe grave

3) Krijimi i kohezionit mes brezave, grupeve shoqërore e botëkuptimore

4) Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj

5) Promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat6) Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për zgjedhjet lokale 2025

7) Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë të qeverisjes

8) Rritja e rrjetit të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në mërgatë

9) Angazhimi i studentëve dhe profesionistëve në organizatën politike të Lëvizjes

10) Bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë.

/GazetaBlic/

“Sjellja e Dimal Bashës ishte prej rrugaqi”- Analistët kritika të forta në drejtim të deputetet të VV-së!