Përfaqësues i shoqatave sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka kundërshtuar ashpër koeficientin 105 euro të vendosur nga Qeveria e Kosovës për Ligjin e Pagave, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruan në faqen e tij në Facebook se sipas tij ,Qeveria e arrogancës, veç arrogancë di të prodhoj.
“E tillë është edhe vlera e koeficientit. Ndoshta edhe vlerën e koeficientit e kanë llogaritur me pagën qe meritojnë ministrat dhe kabinetet, por jo edhe me profesionalizmin e sektorit publik dhe inflacionin qe e ka goditur vendin”, ka thënë ai.
Ai e ka quajtur koeficient të marrëzisë prej 105 euro.
“Është i papranueshëm dhe veç marrëzi do të prodhoj”, ka thënë ai.
Murati: Me ligjin e ri paga mesatare bruto do të jetë 730 euro për këtë vit


