Sporti

Kjo pritet të jetë oferta rekorde nga Arabia Saudite për Vinicius

07/18/2025 22:56
nga:Mergim Rreci

Përfaqësuesit e Ligës Profesionale Saudite po shqyrtojnë një ofertë rekord botëror për Vinicius Junior, sipas talkSPORT.

Anësori i Real Madridit ka deklaruar publikisht se dëshiron të qëndrojë në Santiago Bernabeu dhe është në bisedime për një kontratë të re.

Megjithatë, asgjë nuk është nënshkruar dhe palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje të plotë. Si Vinicius ashtu edhe “Mbretërit” janë të qetë për situatën, veçanërisht duke pasur parasysh se kontrata e brazilianit është e vlefshme deri në vitin 2027.

Zyrtarët e Ligës Profesionale Saudite besonin në prill se 25-vjeçari do ta zgjaste kontratën e tij para se të hapej merkato e verës, por u inkurajuan nga mungesa e formalizimit të një marrëveshjeje të re afatgjatë.

Bisedimet me Vinicius për një transferim në Arabinë Saudite kanë vazhduar për më shumë se një vit.

Mungesa e progresit në një kontratë të re me Realin nuk është domosdoshmërisht një tregues se një e tillë nuk do të nënshkruhet së shpejti, por përfaqësuesit sauditë janë gati të bëjnë një ofertë rekord prej 350 milionë eurosh, duke tejkaluar 200 milionë paundët që Paris Saint-Germain i pagoi Barcelonës në gusht 2017 për Neymarin.

/GazetaBlic Sport/