Sporti

Kjo pritet të jetë “goditja” e radhës në merkato nga Newcastle United

01/26/2022 12:33
nga:Mergim Rreci

Të paktën pesë skuadra po monitorojnë situatën e Dele Allit në Tottenham, raporton Daily Mail.

Thuhet se Newcastle po udhëheq garën për të nënshkruar mesfushorin në formë huazimi, por skuadrat e tjera të Premierligës Brighton, Burnley dhe Everton janë gjithashtu në garë, përcjell GazetaBlic Sport.

Borussia Dortmund përmendet gjithashtu si palë e interesuar, por një lëvizje në Bundesligë “duket e pamundur”.

Mediat angleze e lidhin emrin e Dele Alli me një kalim tek skuadra e Newcastle United, me drejtuesit e kësaj skuadre që i kanë premtuar atij një projekt ambicioz për të ardhmen.

/GazetaBlic Sport/