Lajme

Kjo është mosha e kosovarit që vdiq sot nga COVID-19

03/08/2022 16:17
nga:Genita C

Një person ka vdekur sot në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Sipas të dhënave të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë, viktima i përket moshës mbi 80-vjeçare.

Personi që nuk ka mundur t’u shpëtojë komplikimeve nga COVID-19 është nga Prishtina.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 32 raste të reja me COVID-19.

Një i vdekur dhe 32 raste të reja me virusin korona