Lajme

Kjo është lista e PDK-së për Asamble Komunale në Drenas (EMRAT)

09/01/2021 20:51
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci,  ka bërë publike listën e PDK-së për Asamble Komunlae në Drenas, raporton Gazeta Blic.

“Lista e degës së PDK-së në Drenas, siguron fitoren e PDK-së në të gjitha aspektet, andaj, është listë që i plotëson kushtet e përfaqësimit dinjitoz për qytetarët e Drenasit’ ka shkruan Lladrovci.

Postimi i plotë:

Lista e PDK-së për Asamblenë komunale në Drenas, dëshmi e fitores së fuqishme më 17 Tetor!

Lista e PDK-së për Asamblenë e komunës së Drenasit, siguron gjithëpërfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas.

Bartësi i listës, Labinot Halilaj, është shembull i drejtuesit të Asamblesë për këtë mandat, garanci e fuqisë së unitetit tonë. Ai i prin listës së 33 kandidatëve tjerë që përfaqësojnë përkushtimin gjithëpërfshirës, kontribuuesit e dëshmuar për qytetarët e komunës së Drenasit.

Lista e degës së PDK-së në Drenas, siguron fitoren e PDK-së në të gjitha aspektet, andaj, është listë që i plotëson kushtet e përfaqësimit dinjitoz për qytetarët e Drenasit.

Është rikonfirmuar dy herë se jemi komuna me menaxhimin më të mirë në Kosovë. Këtu ka kontribut të madh qytetari që bashkëpunoi, me asamblistët e PDK-së por edhe asamblistët opozitarë, pa dallim partie.

Sukseset tona 4 vjeçare, së bashku do t’i vazhdojmë edhe katër vjet, në shërbim të interesit të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre. Sepse, ne punojmë, sepse e duam komunën tonë, i duam qytetarët tanë, e duam Kosovën dhe kombin. Kemi dhënë dëshmi deri sot, do të japim dëshmi edhe në të ardhmen!