Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të sigurojë biletën për gjysmëfinalen e Grand Prix Almada që po zhvillohet në Portugali.
Deri tani, Krasniqi në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten franceze Leonie Gonzalez, shkruan GazetaBlic Sport.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, në raundin e tretë, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes nga Spanja, Ariane Toro Soler.
Në gjysmëfinale xhudistja jonë do të përballet me atë portugeze, Diogo Joana.

Xhudistja portugeze është 26 vjeçare dhe ka disa tituj të fituar si juniore e seniore.
/GazetaBlic Sport/


