Gazeta Blic sot ka raportuar për një aksion të madh nga Policia e Kosovës në Pejë.
Nga ky aksion mësohet se është arrestuar Shefkie Tahirukaj, e cila ishte në kërkim nga Interpoli dhe ishte e dënuar me 12 vjet burg në Norvegji.
Burime të Gazetës kanë bërë të ditur se ky arrestim është bërë nga njësia ‘Fast Kosova’ në bashkëpunim me Policinë e Pejës.
“Është duke u mbajtur një aksion në Pejë, aty është arrestuar një grua Shefkie Tahirukaj, në kërkim nga Interpoli. Arrestimi i saj u bë nga njësia ‘FAST Kosova’ në bashkëpunim me Policinë e Pejës, e cila ishte e dënuar me 12 vjet burg në Norvegji”, i ka thënë ky burim Gazetës.
Aksion i madh i Policisë së Kosovës në Pejë, arrestohet një grua në kërkim nga Interpoli


