Një aksion i madh i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në Pejë.
Kështu ka mësuar ‘Gazeta Blic‘, nga burime të saj, nga ku është bërë e ditur se është arrestuar një grua, e cila ishte në kërkim nga Interpoli dhe ishte e dënuar me 12 vjet burg në Norvegji.
Arrestimi i saj u bë nga njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me Policinë e Pejës.
“Është duke u mbajtur një aksion në Pejë, aty është arrestuar një grua, në kërkim nga Interpoli. Arrestimi i saj u bë nga njësia ‘FAST Kosova’ në bashkëpunim me Policinë e Pejës, e cila ishte e dënuar me 12 vjet burg në Norvegji”, i ka thënë ky burim Gazetës.
Gazeta Blic do të ju mbajë të informuar…
INDEP: Vendimi i ZRRE për rrymën i ndikuar politikisht


