Sporti

Kishte shkarkime të shumta të trajnerëve kohëve të fundit, Klopp nuk ‘frikësohet’ për vete: Kemi pronarë të zgjuar

04/03/2023 14:37
nga:E K

Liverpooli viziton Chelsean këtë të martë, e cila përfundoi fundjavën me largimin e trajnerit Graham Potter pas disfatës me Crystal Palace.

Gjithashtu Leicester, aktualisht në një pozicion të rënies – shkarkoi Brendan Rogers, përcjell GazetaBlic Sport.

Që nga viti 2015 në klub, Jurgen Klopp është trajneri më jetëgjatë në Premier League për momentin, dhe pavarësisht se sezoni nuk po shkon mirë klubi po zgjedh që të vazhdojë me të.

“Çfarë mund të them? Elefanti në dhomë, nga këndvështrimi juaj, është arsyeja pse unë jam ende këtu në këtë botë të çmendur. Njeriu i fundit në këmbë… Mendoj se të dy klubet nuk janë në vendet ku pritej të ishin. Unë i njoh mirë ata [Potter dhe Rogers], më pëlqejnë të dy, janë njerëz të mirë, trajnerë të mëdhenj. Ata që marrin vendimet mendojnë se gjërat duhet të ndryshojnë dhe ne duhet ta pranojmë atë. Ishte një javë e çuditshme: para Conte (Tottenham), më pas Nagelsmann (Bayern Munich) dhe tani këta të dy. Sezoni po kalon një fazë vendimtare dhe njerëzit kanë frikë se mos i arrijnë objektivat”, ka komentuar ai, para se t’i kthehet sërish situatës së tij:

“Unë e di që jam ulur këtu për atë që kemi bërë në të kaluarën dhe jo për atë që kemi bërë këtë sezon, dhe nuk më pëlqen të ndalem në këtë. Nëse ky do të ishte sezoni im i parë, gjërat mund të ishin ndryshe. Por ne kemi pronarë të zgjuar që e dinë situatën tonë. Më mirë pyesni ata. Nuk ka pse të kesh frikë. Ne jemi këtu për të paraqitur rezultate, nuk jemi hajmali apo foto për t’i vendosur në mure”, sqaroi ai.

“E di që duhet të përmirësohemi, nuk mund të luajmë mirë ndonjëherë. Jam i zhgënjyer, por kjo është ajo që po ndodh”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/